Sport
Torino nuk vendos për vazhdimin e kontratës, Ujkani mbetet në udhëkryq
Demokracia
13:22 | 16 Shkurt 2021

Share:

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani mund të ndërrojë ekip gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Demokracia.com.

Gardiani kosovar ka kontratë të vlefshme me Torinon deri në fund të këtij edicioni.

Sipas mediumit italian, “CalcioMercato” drejtuesit e skuadrës së Torinos ende nuk kanë vendosur për të ardhmen e portierit.

E ardhmja e Ujkanit pritet të vendoset në fund të këtij edicioni.

Ndryshe, reprezentuesi i Kosovës është portier i dytë te Torino dhe këtë edicion nuk ka bërë asnjë paraqitje. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024