Sport
Torino mbahet mirë, Milani has në vështirësi – mbyllet pjesa e parë
Demokracia
21:33 | 10 Prill 2022

Share:

Milani ka hasur në vështirë në pjesën e parë në ndeshjen kundër Torinos në Serie A.

Pjesa e parë në Torino ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, shkruan Demokracia.com.

Bazuar në statistika, Milani kishte iniciativën në këtë gjysmëpjesë, duke pasur në radhët e veta posedimin e topit.

“Rossonerët” kishin një goditje në portë, krahas vendasve që nuk rrezikuan asnjëherë seriozisht portën mysafire.

Në këtë përballje nga minuta e parë për nikoqirët po paraqiten mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe portieri shqiptar, Etri Berisha. /Demokracia.com/

Të ngjashme