Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e javës së 29-të në Serie A midis Torinos dhe Interit.
Torinezët po avancojnë 1:0 kundër mysafirëve nga qyteti i modës me golin e arritur në minutën e 12-të, shkruan Demokracia.com.
Bremer ishte autor i golit të vetëm të 45 minutave të para, teksa Pobega e ndihmoi me asistim.
Bazuar në statistika, Torino ishte skuadër e rrezikshme po aq sa Interi. “Zikaltrit” kishin në radhët e tyre posedimin e topit 48%-52%.
8 tentime kishin vendasit e tri mysafirët, kurse dy skuadrat goditën nga tri herë portën e njëra-tjetrës. /Demokracia.com/