Sport
Skuadra e Vojvodës dhe Ujkanit merr rezultatet e testeve për koronavirus
Demokracia
13:34 | 28 Shkurt 2021

Share:

Lajme të mira kanë ardhur për skuadrën italiane Torino në të cilën militojnë edhe dy futbollistët e Kosovës, Samur Ujkani e Mërgim Vojvoda, shkruan Demokracia.com.

 

Sipas asaj që raporton media “ANSA”, pas tamponëve të kryer mbrëmjen e djeshme përgjigjet kanë rezultuar negative për të gjithë lojtarët e skuadrës granata.

Ndërkohë qëndrojnë ende 10 personat pozitiv të infektuar me COVID-19 ku 8 janë futbollistë dhe 2 komponentë të stafit teknik.

Ndërkohë pas anulimit të sfidës ndaj Sassuolos të premten, ende mbetet në dyshim dhe sfida e kampionatit ndaj Lazios të martën ku Autoritetet Shëndetësore Lokale të krahinës së Piemontes kanë deklaruar se kjo ndeshje nuk duhet të zhvillohet. /Demokracia.com

Të ngjashme