Lifestyle
Topuzët me gërsheta, modeli i flokëve më vajzëror për verën
Demokracia
16:18 | 02 Qershor 2022

Share:

Vapa erdhi dhe të gjithë filluam të ndjejmë sërish se drejtimi i flokëve apo çdo model tjetër që përfshin nxehtësinë, tashmë është i ndaluar. Çfarë mund të jetë më e bukur se një model lozonjar me flokë të ngritur lart, që të mos nxehemi në ditët e nxehta të verës?

Topuzët me gërsheta janë modeli i fundit i flokëve për vajza për këtë verë dhe vajzat më në modë në Instagram i preferojnë që nga mëngjesi në zyrë, deri në mbrëmje për një pije apo për një paraqitje zyrtare.

Dy gërsheta të holla ose të trasha që fillojnë nga përpara dhe përfundojnë duke kapur bisht në pjesën e pasme të kokës, na nxjerrin nga situata e vështirë.

Topuzët e gërshetit mund të jenë me trashësi të ndryshme dhe të përfundojnë në çdo lartësi që duam në pjesën e pasme të kokës.

Vendimi është i juaji dhe varet nga shijet tuaja.

Videoja e mëposhtme do t’ju tregojë versionin e tyre më të gjallë:

/abcnews.al

Të ngjashme