Sport
Topi i “Dorës së Zotit” do të dalë në ankand, zbulohet shifrat marramendëse e cila pritet të shitet
Demokracia
14:58 | 13 Tetor 2022

Share:

Topi që legjenda e futbollit Diego Maradona përdori për të shënuar golin e tij “Dora e Zotit” kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, do të dalë në ankand muajin e ardhshëm me një vlerësim prej 2 milionë e gjysmë deri në tre milionë paund.

Argjentinasi goditi topin me dorë duke e dërguar në rrjetë për të hapur rezultatin në çerekfinale në Estadio Azteca në Mexico City në vitin 1986, njofton TheGuardian, transmeton Demokracia.com.

Gjyqtari, Ali Bin Nasser, i cili nuk arriti të dallojë topin me dorë, është pronar i topit. Ai do të shitet nga Graham Budd Auctions më 16 nëntor. Tuniziani tha se ndjeu se ishte koha e duhur për të ndarë artikullin me botën dhe shprehu shpresën se blerësi do ta ekspozonte atë në publik.

Maradona, i cili vdiq në nëntor 2020, pretendoi se goli u shënua “pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit”./Demokracia.com/

Të ngjashme