Sport
Topi i brenduar i FFK-së, projekti tjetër i realizuar në mandatin e parë nga Agim Ademi
Demokracia
21:28 | 05 Prill 2022

Share:

Topi i brenduar i Federatës së Futbollit të Kosovës është një nga projektet e realizuara në mandatin e parë të Agim Ademit.

Pas ribrendimit të logos dhe fanellave të reja, për herë të parë në historinë e futbollit kosovar të gjitha ndeshjet në Superligë dhe Ligën e Parë nga ky edicion po zhvillohen me topin e brenduar të FFK-së.

Tashmë topat e cilësisë së lartë me logon e FFK-së dhe të certifikuar ndërkombëtarisht janë pjesë e çdo klubi, një projekt tjetër ky i realizuar në mandatin e parë të presidentit Agim Ademi.

Ademi është kandidati i vetëm në garën për mandatin tjetër katërvjeçar në postin e të parit të FFK-së.

Kuvendi zgjedhor i FFK-së mbahet nesër më 6 prill me fillim nga ora 11:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme