Lajme
Topi i Artë për Benzemën, ironizon Çitaku: Poshtë regjimi i vjetër Messi & Ronaldo
Demokracia
23:08 | 17 Tetor 2022

Share:

Ashtu siç edhe ishte pritur, Topi i Artë 2022 ka përfunduar në duart e Karim Benzema.

Për çmimin fitues të sulmuesit të Real Madridit, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo ka gjetur kohë për të ironizuar me disa fjalë, pikërisht që LVV-ja po i përdor dhe i ka përdorur edhe më herët karshi politikanëve.

“Poshtë regjimi i vjetër Messi&Ronaldo. E keni shkatërru futbollin qe 20 vjet”, shkroi ajo në Facebook.

 

Të ngjashme