Sport
“Topçinjtë” pa forcë përballë “Qytetarëve” – City fiton derbi dhe e rrëzon nga froni Arsenalin
Demokracia
22:28 | 15 Shkurt 2023

Share:

Manchester City e ka fituar betejën kundër Arsenalit në luftën e dy skuadrave për titull të kampionit në Premierligë.

“Qytetarët” triumfuan 1:2 kundër “Topçinjve” në stadiumin Emirates në Londër, që i takoi javës së 12-të në elitën e futbollit anglez, shkruan Demokracia.com.

Kevin de Bruyne shfrytëzoi gabimin e Tomiyasu për ta kaluar Cityn në avantazh në minutën e 24-të.

Epërsia e “Qytetarëve” zgjati deri në minutën e 42-të kur Saka u tregua i saktë nga penalltia.

Golin e dytë për ekipin e Pep Guardiolës e realizoi Jack Grealish në minutën e 72-të.

Goditjen e fundit londinezëve ua dha “bomberi” norvegjez Erling Haaland me golin e minutës së 82-të.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u paraqit për 90 minuta për vendasit në këtë derbi.

Kësisoj, Arsenali bie në vendin e dytë me 51 pikë, aq sa ka edhe City që tanimë me goldallim më të mirë bëhet lider./Demokracia.com/

Të ngjashme