Sport
​Top-5 golashënuesit e Superligës së Kosovës
Demokracia
09:03 | 11 Prill 2023

Share:

Superliga e Kosovës në futboll, edicioni 2022/23 ka arritur në xhiron e 28-të të saj, dhe lufta për titull, por edhe ajo për mbijetesë po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Drita dhe Ballkani po vazhdojnë ballafaqimin kokë më kokë ne luftën për titull, me skuadrën gjilanase që kryeson tabelën me 56 pikë, vetëm një më shumë se kampioni në fuqi, raporton KosovaPress.

Ndërsa në luftën për mbijetesë janë të përfshira katër skuadra, Ferizaj, Malisheva, Trepça ’89 dhe Drenica.

Sa i përket golashënuesve më të mirë, listës i prin Albion Rrahmani i Ballkani me 16 gola, i ndjekur nga Besnik Krasniqi i Dritës me 13 sosh si dhe Marko Simonovski me 11.

Top pesëshja kompletohet me sulmuesin e Trepçës ’89 Cristian Mba që ka 10 gola si dhe Bintsouka i Drenicës me shtatë gola.

Të ngjashme