100 mijë e 530 euro janë ndarë në kuadër të kompensimit të shpenzimeve për udhëtim të deputetëve gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga Kuvendi i Kosovës, gjatë vitit 2021 deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka shpenzuar më së shumti para si kompensim për udhëtim, gjithsej 2 mijë e 790 euro.
Lekaj, për paratë e përfituara si kompensim për udhëtim pasohet nga deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje. Asaj i janë ndarë 2 mijë e 730 euro për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit.
Në top-listën e deputetëve për këto përfitime janë 4 deputetë të LVV-së, 3 të AAK-së, nga një nga SDU, KDTP dhe LPRK.
Më poshtë, emrat e deputetëve të cilët kanë marrë më së shumti para nga buxheti i shtetit si kompensim për shpenzimet e udhëtimit gjatë vitit 2021.
Pal Lekaj (AAK) – 2 mijë e 790 euro
Duda Balje (SDU) – 2 mijë e 730 euro
Yllza Hoti (LVV) – 2 mijë e 430 euro
Albana Bytyçi (AAK) – 2 mijë e 370 euro
Fidan Jilta (KDTP) – 2 mijë e 220 euro
Erxhan Galushi (LPRK) – 2 mijë e 100 euro
Arta Bajralija (LVV) – 2 mijë e 40 euro
Time Kadrijaj (AAK) – 1 mijë e 950 euro
Arbër Rexhaj (LVV) – 1 mijë e 920 euro
Fatmire Kollçaku (LVV) – 1 mijë e 890 euro
Në njoftimin për publikimin e të dhënave nga Kuvendi i Kosovës theksohet se kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.
Këtu mund ta shihni sa ka shpenzuar secili deputet për udhëtime përgjatë viteve