Lajme
Tomë Gashi poston një deklaratë moralizuese të Kurti, “harron” shtëpinë luksoze të Liburn Aliut
Demokracia
22:34 | 09 Shtator 2022

Share:

Avokati i njohur i cili është edhe mbështetës i partisë në pushtet, Tomë Gashi, ka postuar një deklaratë të kryeministrit Kurti, të cilën ky i fundit e ka thënë dy vite më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi shtroi pyetjen: E keni dite para se ne ardhë ne VETËVENDOSJE! Apo e kuptuat  me vonese ?, duke vendosur edhe deklaratën e Kurtit:

“Ata që vinë në Vetëvendosje, asnjëherë mos ta llogarisin se aty do pasurohen. Ata që i duan shumë paratë dhe që dëshirojnë të bëhen të pasur le ta provojnë fatin e tyre në biznes por jo duke ardhur në VV, sepse aty je për ti shërbyer popullit e jo për ta vjedhur atë.”

Duket se rikujtimi i kësaj deklaratë u bë mas  dorëheqjeve të fundit nga Vetëvendosje.

Por, ndër të tjera avokati Gashi duket se ka harruar që vartësi i kryeministrit Kurti, ministri Liburn Aliu zotëron një shtëpi luksoze në një nga lagjet më luksoze në vend.

Kujtojmë se pas fillimit të procesit të zgjedhjeve për kryetarë të qendrave të Vetëvendosjes nëpër komunat e Kosovës filluan dorëheqje nga partia. Deri tani numri më i madh është në komunën e Lipjanit, derisa po raportohet se do të ketë edhe largime tjera.

Të ngjashme