Lajme
Tomë Gashi dorëzon kallëzim penal kundër një zyrtari të LDK-së për vrasjen e Astrit Deharit
Demokracia
19:15 | 11 Shkurt 2021

Share:

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se nesër me autorizim të Avni Deharit, do të dorëzojë kallëzim penal kundër një zyrtari të LDK-së, lidhur me vrasjen e aktivistit Astrit Dehari.

Gashi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se bëhet fjalë për një zyrtar të lartë në LDK.

“Me autorizim te z.Avni Deharit nesër me 12.02.2021 do të paraqes kallëzim penal kundër një zyrtari të ‘lartë’ të LDK-së. Kallëzimi penal ka të bëjë me vrasjen e aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!Astrit Dehari.”, ka shkruar Gashi.

Me autorizim te z.Avni Deharit nesër me 12.02.2021 do të paraqes kallëzim penal kundër një zyrtari të ‘lartë’ të …

Posted by Tomë V. Gashi on Thursday, February 11, 2021

Ndryshe, Astrit Dehari ka vdekur në vitin 2016, derisa po mbahej në paraburgim në Prizren./Demokracia.com/

Të ngjashme