Lajme
Tollovi në Qeveri| Kabineti i Kurtit ua ndalon punëtorëve përdorimin e ashensorit dhe hyrje/daljet
Demokracia
12:34 | 10 Qershor 2022

Share:

Ashensorët e Qeverisë së Kosovës janë bllokuar që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Kjo ka shkaktuar edhe tollovi të mëdha brenda objektit të qeverisë.

Kabineti i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti prej orës 9:45 i ka bllokuar ashensorët në ndërtesën e Qeverisë.

Për punëtorë të cilët punojnë në këtë ndërtesë për një orë janë ndaluar hyrje daljet dhe përdorimi i ashensorit, shkruan Demokracia.com.

Ndonëse nëpërmjet një e-maili u ishte kërkuar punëtorëve që të mos lëvizin për një orë, tollovia po vazhdon ende.

Demokracia.com ka siguruar një fotografi ku shihet gjendja aktuale nëpër korridore.

 

Demokracia.com ka siguruar edhe e-mailin e dërguar punëtorëve nga kabineti i Kurtit.

“Me kërkesë të kabinetit ju njoftojmë se sot me datë 10 qershor në ora 10:15 kryeministri i republikës së Kosovës Albin Kurti pret për vizitë kancelarin Olaf Scholz. Hyrje -daljet si dhe ashensorët do të jenë të bllokuar nga ora 9:45 deri në 10:45.  Për këtë arsye në emër të kabinetit të kryeministrit Kurti, paraprakisht ju falënderoj për mirëkuptimin tuaj dhe ju kërkoj ndjesë për ndalesën. Ju lusim që të planifikoni hyrje -daljet tuaja si dhe të vizitorëve dhe takimeve tuaja sipas këtij orari”, thuhet në e-mail.

 

Të ngjashme