Lajme
Toka për kompaninë “Kosmonte”, çfarë tha në komision Ministrja Hajdari për dyshimet e ngritura
Demokracia
13:12 | 28 Qershor 2022

Share:

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka treguar se pse nuk është nënshkruar kontrata që kompanisë “Kosmonte Foods” t’i jepet statusi i investitorit strategjik edhe pse Qeveria ia kishte dhënë këtë leje.

Madje, edhe Ministria e Infrastrukturës ia kishte lëshuar lejen e mjedisit – kështu kompania i ka përmbushur kriteret ambientale.

“Prej 44 aplikuesëve investitorëve strategjikë veç Kosmonte është kryer”, e ka pyetur kryetari i Komisionit për Ekonomi Ferat Shala ministren Hajdari.

Por Hajdari ka theksuar se “nuk është vonesë mosnëshkrimi i kontratës, por proces”.

“Kosmonte ka dhënë disa zotime dhe ne para nënshkrimit të kontratës i kemi kërkuar t’i rikonfirmojmë ato zotime”, ka thënë Hajdari.

Më pas ajo ka treguar se kompania “i ka rikonfirmuar ato zotime”.

“E kemi problem të veprojmë kur edhe komunën e kemi kundër”, ka thënë Hajdari duke e vënë në pah problemin e decentralizimit të qeverisjes.

LEXONI EDHE:

Qeveria nuk ka tokë për “Sunny Hill”, por kompanisë “Kosmonte Foods” ia dha 25 hektarë – madje dyshohet se jashtëligjshëm

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024