Një histori në kufijtë e trillerit ka ndodhur në vendin fqinj Greqi, ku një familje me gjashtë anëtarë ëhstë marrë peng, ndërsa për lirimin e tyre është kërkuar para.
Mediat greke shkruajnë se autorët kanë marrë peng një familje me gjashtë anëtarë, ku katër ishin fëmijë, e ngjarja ka ndodhur në një fermë.
Familja është mbajtur peng gjatë natës, ndërsa gjatë gjithë kohës janë kërcënuar, se nëse nuk merrnin para, do vriteshin.
Mësohet se të martën në mëngjes, babai, i cili u plagos në dorë nga autorët gjatë rrëmbimit, arriti të shpëtojë. Ai u largua shpejt nga banesa dhe shkoi tek një dyqan i zonës ku dhe lajmëroi policinë.
Më pas, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë tre pengmarrës, që jetonin në komunën Tempi, ndërsa shpalli në kërkim dy të tjerë.
Ata ishin po ashtu shtetas të huaj. Uniformat blu të shtetit Helen njoftojnë se pasi kishte shpëtuar babai nga pengmarrësit, ata kanë liruar nënën dhe të vegjlit.