Sport
Tjetër vaki kosovare në merkato: Ruxhi javë më parë u zyrtarizua te A&N, sot prezantohet te Vushtrria
Demokracia
22:28 | 26 Janar 2022

Share:

Armend Ruxhi, portieri i njohur kosovar në merkaton e dimrit është zyrtarizuar në dy skuadra të ndryshme.

Kjo për faktin se ai javë më parë u zyrtarizua te skuadra e A&N e cila bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Mirëpo “divorci” me klubin në fjalë ndodhi shumë shpejt.

Ruxhi mbrëmjen e sotme u prezantua si futbollisti më i ri i Vushtrrisë.

Kjo dukuri në futbollin e Kosovës nuk është krejt e panjohur.

Kjo pasi edhe në të kaluarën ka pasur këso historie duke u prezantuar një lojtar në dy apo tri skuadra të ndryshme brenda një afati kalimtar të transferimeve./Demokracia.com/

Të ngjashme