Lajme
Tjetër sulm në Lviv
Demokracia
19:23 | 26 Mars 2022

Share:

Kryetari i bashkisë së Lvivit, Andriy Sadovyi tha se një tjetër sulm ka goditur qytetin perëndimor të Ukrainës.

“Si rezultat i sulmeve të reja me raketa në Lviv, dëme të konsiderueshme u shkaktuan në objektet e infrastrukturës. Banesat nuk janë dëmtuar. Vazhdon shuarja e zjarrit. Shërbimet përkatëse po punojnë në terren”, ka shkruar para pak minutash Sadovyi në një postim në Twitter.

Lviv, është qytet pranë kufirit me Poloninë. Polonia është anëtare e NATO-s. Në Varshavë të Polonisë, aktualisht për vizitë është presidenti amerikan, Joe Biden./REL/

Të ngjashme