Lajme
Tjetër sulm në Krime, forcat ruse rrëzojnë raketën ukrainase
Demokracia
14:17 | 08 Prill 2023

Share:

Një raketë e lëshuar nga Ukraina u rrëzua mbi Feodosiya në bregun lindor të Krimesë.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i republikës së diskutueshme të Krimesë, Sergej Aksyonov, në kanalin e tij Telegram, sipas raporteve nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

“Një raketë e lëshuar nga Ukraina u rrëzua mbi Feodosia,” tha ai.

Mbetjet nga raketa e rrëzuar ranë në një vendbanim të Krimesë, por nuk shkaktuan lëndime apo dëme, tha Kryuchkov. Gjatë javëve të fundit, Ukraina ka tentuar vazhdimisht të sulmojë infrastrukturën e Krimesë me dronë.

Të ngjashme