Islam Selmani është shpallur kampion i Evropës për junior.
Karateisti kosovar shënoi pesë fitore për junior, në kategorinë deri në 55 kilogram, shkruan Demokracia.com.
“Bravo Islam Selmani, kampion i Evropës për junior”, njoftoi ndër tjerash faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Kampionati Evropian për kadet, junior dhe U21 po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë./Demokracia.com/