Sport
Tjetër sukses nga “BNE”: Renditet në mesin e 20 skuadrave më të mira në renditjen e CS:GO
Demokracia
17:15 | 17 Maj 2022

Share:

Lajmet e mira për ekipin vendor të BNE nuk kanë të ndalur. Ata së voni kanë siguruar plasmanin në mesin e 20 ekipeve më të mira në CS GO.

E gjithë kjo vjen pas një periudhe të artë që e regjistruan djemtë, me turnet e ndryshme në të cilat morën pjesë.

Kjo skuadër ishte me përbërje të njëjtë edhe në BLINK, organizatë kjo në Shqipëri që paguante lojtarët për t’i mbajtur tek radhët e veta. Madje, as gjatë asaj kohe nuk kanë mundur që të sigurojnë një pozicionim kaq të mirë.

Sigurisht se kualifimit në Rmr B, pastaj edhe suksesi në Challengers Stage, si dhe pjesërmarrja në Blast Premier në mesin e tetë ekipeve më të mira – kanë ndikuar në këtë sukses të ri,

Kujtojmë se skuadra ka në përbërje pesë kosovarë, siç janë: Flatron Halimi, Dionis Budeci, Rigon Gashi, Genc Kolgeci dhe Sener Mahmuti. Ndërkaq, trajneri është Klesti Kola nga Shqipëria.

Të ngjashme