ShowBiz
Tjetër rekord! Oppenheimer zyrtarisht filmi biografik më i suksesshëm i të gjitha kohërave
Demokracia
13:53 | 18 Shtator 2023

Share:

“Openheimer” ia ka dalë që të thyejë një tjetër rekord. Prodhimi i Christopher Nolan është zyrtarisht filmi biografik më i suksesshëm në historinë e kinemasë botërore.

Imazhi i Cillian Murphy si “babai i bombës atomike” është tani në krye të arkëtimeve, duke tejkaluar 912 milionë dollarë të ardhura dhe duke lënë “Bohemian Rhapsody” në vendin e dytë.

Ky film është bazuar në librin e nderuar me çmimin Pulitzer, “Prometheu Amerikan: Triumfi dhe Tragjedia e J. Robert Oppenheimer”, i autorëve Kai Bird dhe Martin Šervin, i botuar në vitin 2005. Përmes ngjarjeve të tij, si filmi ashtu edhe libri ofrojnë një panoramë të thellë dhe detajuese të jetës së shkencëtarit, si dhe ndërthurjen e tij me projektin Manhattan dhe ndikimin monumental të shpërthimit bërthamor në ngjarjet historike.

Të ngjashme
ShowBiz • 23 Shtator 2023