Sport
Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri, Kreshnik Leka shpallet kampion i Evropës në Peshëngritje
Demokracia
20:21 | 24 Gusht 2022

Share:

Një tjetër medalje ari ka ardhur në Shqipëri.

Bëhet me dije se kjo medalje ka ardhur këtë herë nga sporti i Peshëngritjes, një sport ku historikisht jemi “mburrur”.

Kreshnik Leka është shpallur kampion evropian duke marrë një medalje ari në Kampionatin Evropian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.

Leku, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115kg.

Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96kg, mosha 45 deri në 49 vjeç.

Të ngjashme