Sport
Tjetër lëshim “amatoresk” në Paris, në ndeshjen Francë – Finlandë lëshohet gabimisht himni i Shqipërisë
Demokracia
12:19 | 17 Shkurt 2022

Share:

Një tjetër huqje e madhe ka ndodhur në Paris, gjegjësisht nga organizatorët e ndeshjes së femrave mes Francës dhe Finlandës.

Derisa futbollistet e Finlandës bëheshin gati ta intononin himnin kombëtar, organizatorët lëshuan himnin e Shqipërisë, përcjell Demokracia.com.

Vashat finlandeze kur kuptuan se himni ishte ngatërruar me të një shteti tjetër një herë ishin të hutuara pastaj filluan të qeshnin.

Ky lloj i gabimit nuk ishte për herë të parë nga Franca. Gjatë vitit 2019 kur Franca përballej me Shqipërinë, këtyre të fundit iu lëshua himni i Andorrës.

Në fund u kërkua ndjesë për gabimin e bërë dhe UEFA vendosi gjobë për “organizimin e gabuar” në atë humbje të Shqipërisë në shifrat 4-1./Demokracia.com/

Të ngjashme