Sport
Tjetër largim i madh nga Drenica
Demokracia
09:50 | 15 Qershor 2022

Share:

Sulmuesi kosovar Egzon Fazliu me anë të një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se është larguar nga skuadra e Drenicës, shkruan Demokracia.com.

Ai ka falënderuar trajnerët që e kanë përkrahur dhe tash ka synime të tjera në karrierën e tij.

“Faleminderit Drenicë për këto 2 vite e gjysmë! Nga sot dua të iu informoj që jam lojtarë i lirë dhe kam ndarë rrugët me klubin e vendlindjes sime. Së pari dua t’i falënderoj trajnerët Fadil Rama dhe Bledar Devollin që besuan në mua edhe pse i ri në moshë, bashkëlojtarët që më kanë përkrahur në çdo formë.

Ai bëri të ditur se në ditët në vijim do të dihet klubi i tij i ri.

“Klubit të Drenicës i uroj suksese në të ardhmen, ndërsa për të ardhmen time gjatë këtyre ditëve do të informoheni”. /Demokracia.com

Të ngjashme