Sport
Tjetër gol i yllit të Kosovës në Bundesligë
Demokracia
22:41 | 04 Nëntor 2022

Share:

Futbollistja më e mirë e Kosovës, Erëleta Memeti po vazhdon me formë të mirë në Bundesligën e Gjermanisë. Memeti të premten shënoi gol për Hoffenheimin që fitoi 3:1 ndaj Bayer Leverkusenit.

Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të kampionatit të Gjermanisë për futbolliste.

Memeti shënoi golin e dytë në minutën e 22-të. Ajo luajti deri në minutën e 68-të.

Hoffenheimi është i katërti me 13 pikë nga shtatë ndeshje.

Për 23-vjeçaren është goli i tretë këtë edicion.

 

Të ngjashme