Sport
Tjetër goditje për serbin Gjokoviq, nuk lejohet të futet në Amerikë
Demokracia
12:41 | 10 Mars 2022

Share:

Tenisti serb Novak Gjokoviq edhe pse disa ditë më parë ishte hedhur në short, nuk do të luajë në turneun Masters të “Indian Uells”-it, që nisi sot në Amerikë.

Shkak është bërë moskryerja e vaksinës anti-Covid, masë e detyrueshme për të hyrë në Amerikë.

Vendin e Gjokoviqit në këtë turne e ka zënë bullgari Grigor Dimitrov.

“Edhe pse isha përfshirë në listën e pjesëmarrësve dhe isha në short, e dija që do të ishte e pamundur të udhëtoja për në Amerikë.

Rregullat për personat e pavaksinuar nuk kanë ndryshuar, andaj nuk do të luaj në Indian Uells”, u shpreh tenisti serb, që prej dy javësh ka lënë kreun e renditjes botërore. /Demokracia.com

Të ngjashme