Lajme
Tjetër aksident i rëndë në Durrës: Pëson atak kardiak, humb jetën 22-vjeçari
Demokracia
22:08 | 22 Qershor 2024

Share:

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Durrës.

Një automjet është përplasur me trafikndarësen tek Ura e Dajlanit dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 22-vjeçar.

I riu dyshohet se ka pësuar atak kardiak teksa drejtonte automjetin dhe më pas ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë i shënuar brenda pak orësh në Durrës, pasi një 16-vjeçar humbi jetën në Gjirin e Lalëzit.

Të ngjashme