Sport
Titulli kampion për Ballkanin kalon kah Podujeva, këto janë çiftet e javës së ardhshme
Demokracia
18:01 | 28 Prill 2022

Share:

Ndeshjet e javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohen këtë fundjavë.

Ballkani do të udhëtoj të dielën në Podujevë ndaj Llapit me mundësi të madhe për ta siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit, raporton Demokracia.com.

Suharekasve iu duhet vetëm një pikë në stadiumin “Zahir Pajaziti” për ta shkruar historinë e klubit.

Në takimet tjera, Gjilani vizitoi Lipjanin, Drita mirëpret Drenicën, Prishtina luan me Dukagjinin në kryeqytet e Malisheva udhëton te Feronikeli.

Këto janë çiftet e plota:

E shtunë:

Prishtina – Dukagjini

Ulpiana – Gjilani

E diel:

Llapi – Ballkani

Drita – Drenica

Feronikeli – Malisheva./Demokracia.com/

Të ngjashme