Lajme
Titan operonte në ujërat ndërkombëtare që nuk ishin nën juridiksionin e ndonjë shteti
Demokracia
12:49 | 23 Qershor 2023

Share:

Po ngritën pyetje të shumta për sigurinë e zhytësve në det të thellë dhe se si ato rregullohen pas tragjedisë së Titanit, pasi u zbulua se nëndetësja shpërtheu nën ujë.

Titan i OceanGate mund të mos ketë pasur nevojë të kalojë të njëjtat teste të cilave u nënshtrohen anijet e tjera sepse po operonte në ujërat ndërkombëtare ku eksplorimi i detit të thellë është “i parregulluar”, tha Dr Simon Boxall, oqeanograf në Universitetin e Southampton.

Në Mbretërinë e Bashkuar, çdo anije – një varkë, zhytëse ose ROV (automjet i drejtuar nga distanca) – duhet të kalojë “kontrolle tepër të rrepta sigurie” përpara se të lejohet të hyjë në ujë, tha ai.

Lexo po ashtuMarina amerikane zbuloi tinguj shpërthimi pas humbjes së kontaktit me nëndetësen Titan

“Problemi është se kjo anije e veçantë, kjo zhytëse, operoi në ujërat që nuk ishte nën juridiksionin e ndonjë vendi”, shtoi ai, raporton BBC.

Ndryshe, të pesë personat në bordin e nëndetëses së zhdukur Titan besohet se kanë vdekur, tha në një deklaratë kompania që operon atë.

“Ne tani besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur jetën”, thuhet në deklaratën e OceanGate.

Të ngjashme