Tirana e ka mposhtur Erzenin në finale dhe shpallet kampion i ligës së përbashkët Kosovë – Shqipëri, “Gjergj Kastrioti”, në konkurrencën e meshkujve.
Tiranasit triumfuan me rezultat 3:0 në palestrën “Feti Borova” për të siguruar epitetin e fituesit të parë të kësaj lige.
Federata e Volejbollit të Kosovës e ka uruar Tiranën për triumfin dhe përgëzon finalistin tjetër për paraqitjen e treguar./Demokracia.com/