Lajme
Tiranë| 49-vjeçari vritet me armë brenda lokalit
Demokracia
18:32 | 16 Dhjetor 2022

Share:

Një 49-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë sot rreth orës 16:30.

Mësohet se viktima është Edmond Papa nga Saranda, sipas informacioneve nga Policia e Tiranës. 49-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës.

Por rreth orës 17:25 ndërroi jetë për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Policia thotë se 49-vjeçari Papa u qëllua me plumba pistolete. /Tvklan

 

Të ngjashme