Lajme
​Tiranë| 43-vjeçari vret me armë kunatën e më pas veten
Demokracia
08:36 | 08 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Tiranë. Një 43-vjeçar ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e vëllait dhe më pas dyshohet të ketë vrarë edhe veten.

Polica thotë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit.

“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Të ngjashme