Lajme
Tirana mirëpret samitin e BE – Ballkani Perëndimor, mbërrijnë liderët e parë
Demokracia
09:33 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur liderët e parë të BE dhe Ballkanit Perëndimor të cilët do të marrin pjesë në Samitin që zhvillohet në Tiranë.

Aktiviteti do të mbahet në ambientet e hotelit të ri të sapohapur në kullën e stadiumit “Air Albania”.

Përfaqësuesja e parë e BE që ka mbërritur dhe është pritur nga Kryeministri Rama, ishte Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Pas saj mbërritën eurokomisioneri Oliver Varhelyi, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Kovaçevski etj.

AXHENDA E SAMITIT BE-BALLKAN NË TIRANË

9:30 – Mbërritja e liderëve

10:00 – Firmosja e marrëveshjes Roaming

10:15 – Vijon mbërritja e liderëve të tjerë

11:00 – Fillon seanca plenare (I)

11:45 – Foto familjare

12:15 – Seanca plenare (II)

14:30 – Konferenca e liderëve

Të ngjashme