Sport
Tirana e fiton Superkupën e Shqipërisë, tre futbollistë nga Kosova shënuan në finalen dramatike
Demokracia
20:57 | 07 Dhjetor 2022

Share:

Tirana e ka fituar Superkupën e Shqipërisë në futboll duke triumfuar në ndeshjen dramatike 3:2 kundër Vllaznisë së Shkodrës në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kampionia e Shqipërisë, Tirana golin e fitores e gjeti në minutën e dytë shtesë kur Xhixha shënoi për t’ia dhuruar trofeun ekipit kryeqytetas, shkruan Demokracia.com.

Në këtë ndeshje u aktivizuan edhe disa futbollistë nga Kosova, tre prej tyre u regjistruan në listën e golashënuesve.

Florent Hasani realizoi golin e dytë të Tiranës në minutën e 53-të, kurse Esat Mala dhe Liridon Latifi shënuan për Vllazninë në minutat 8-të dhe 86-të.

Për Tiranën si zakonisht në portë ishte portieri prishtinas, Visar Bekaj.

Tirana edicionin e kaluar ishte kampione e Superiores shqiptare, ndërkaq Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë./Demokracia.com/

Të ngjashme