Aplikacioni për takime Tinder do të zbulojë mesazhet abuzive dhe do t’i kërkojë shkruesit të ndalojë dhe të mendojë para se t’i dërgojë ato, si përpjekje për të trajtuar ngacmimet.
Sistemi i automatizuar do të mësojë të zbulojë “gjuhën ofenduese” nga mesazhet e raportuara nga përdoruesit.
Sipas kësaj sistemi kishte “zvogëluar gjuhën e papërshtatshme në mesazhet e dërguara” në prova me rreth 10%.
Instagram dhe Twitter tashmë përdorin sisteme të ngjashme për të zbuluar komente dhe mesazhe abuzive.
Instagram pyet përdoruesit “a jeni i sigurt që doni ta postoni këtë?” nëse sistemet e tij zbulojnë ngacmime në komentet e fotove.
Më parë në maj, Twtter tha se do të fillojë t’u kërkojë njerëzve të rishikojnë tëeets e tyre para se të postojnë nëse ato përmbajnë gjuhë “të dëmshme ose fyese”.
Tinder tashmë pyet njerëzit që marrin mesazhe në të cilat ka zbuluar një frazë abuzive: “A ju shqetëson kjo?”
Por sistemi i ri do t’i kërkojë shkruesit të rishikojë përpara se të dërgohet mesazhi.