Auto&Tech
TikTok: Të gjitha llogaritë e atyre nën 16 vjeç bëhen llogari private
Demokracia
13:29 | 13 Janar 2021

Share:

Llogaritë e të gjithë përdoruesve të aplikacionit TikTok e të cilët janë më të ri se 16 vjet do të kthehen në llogari private në mënyrë automatike, si pjesë e masave që kompania pas aplikacionit ka ndërmarrë për të përmirësuar sigurinë e fëmijëve

Aplikacioni TikTok ka kufizuar llogaritë e përdoruesve në moshë të re dhe ata ta do të marrin komente vetëm prej ndjekësve të pranuar ndërsa videot e tyre nuk do të mund të shkarkohen nga përdoruesit e aplikacionit. Shfrytëzuesit e moshave mes 13 dhe 15 vjeç do të mund të pranojnë “friends” (miq) që mund të lënë komente dhe do të mund të zgjedhin nëse videot dëshirojnë të jenë publike. Por këto llogari nuk do t’ju sugjerohen përdoruesve tjerë të aplikacionit.

Llogaritë e 16 e 17 vjeçarëve nuk do të lejojnë shkarkimin e videove por përdoruesit mund të ndryshojnë këtë tek konfigurimet e aplikacionit.

TikTok e ka kufizuar edhe përdorimin e opsionit “duet”, që lejon që një përdorues të inçizojë video në vazhdim të një video-klipi të mëhershëm që mundëson që të dy videot të shikohen në mënyrë simultane. Prej tani “duet” nuk do të lejohet në video-klipet e incizuara nga ata që janë më të ri se 16 vjet.

TikTok ka thënë se shpreson se kjo “ do të inkurajojë (të rinjtë) që të marrin rol aktiv dhe të marrin vendime të informuara”.

TikTok ka ndërmarrë këto masa pasi shumë media dhe organizata për mbrojtjen e fëmijëve kanë tërhequr vërejtjen se aplikacioni mund të përdoret për të mashtruar fëmijët dhe adoleshentët.

Të ngjashme