Ke dëgjuar për larjen e fytyrës me ujë të gazuar? Kjo është një nga metodat që prej kohësh promovohet në TikTok. Sipas personave që e kanë provuar, larja me ujë me gaz ndihmon shumë në tërheqjen e lëkurës, në pastrim, heqjen e skuqjeve dhe tharjen e lëkurës.
Kjo metodë përdoret shumë në kulturën kineze nga zonjat të cilat e zhysin fytyrën në ujë me gaz. Sipas tyre kjo metodë eliminon bakteret që janë përgjegjëse për skuqjet
Uji me gaz është përgjithësisht i ambalazhuar në shishe plastike dhe kushton më shumë. Nëse ke vendosur ta përdorësh në mënyrë aktive është mirë të instalosh një pajisje që e prodhon këtë ujë në shtëpi.