Auto&Tech
TikTok po teston një veçori ku mund të lini bakshishe
Demokracia
10:11 | 30 Tetor 2021

Share:

TikTok po teston një veçori të re që do t’i lejojë krijuesit të pranojnë para nga fansat gjatë transmetimeve Live. Kompania konfirmoi se funksioni po testohet në një numër i kufizuar dhe nuk është ende gjerësisht i disponueshëm.

Përdoruesja e TikTok, Jera Bean vuri re funksionin dhe postoi një video.

Përdoruesit që janë pjesë e këtij testi mund të aplikojnë për këtë veçori nëse kanë të paktën 100 mijë ndjekës.

Nëse kërkesa e tyre miratohet, atyre do t’ju shfaqet opsioni i ri, në të cilin ndjekësit e tyre do të mund ta përdorin për t’u dërguar atyre pagesa direkte.

Të ngjashme