Auto&Tech
TikTok po ndryshon formën e fytyrave të njerëzve pa aprovimin e tyre
Demokracia
15:45 | 15 Qershor 2021

Share:

Pasi hapi TikTok për të regjistruar një video, Tori Down kuptoi se pamja që ajo po shihte nuk ishte e vërtetë.

Nofulla e saj dukej më e hollë dhe më femërore. Më pas ajo vendosi të tundte dorën para kameras dhe vuri re se nofulla e saj u rikthye në normalitet.

Pas hetimeve të mëtejshme u zbulua se aplikacioni përdorte një beauty filter, i cili nuk mund të çaktivizohej. “Fytyra ime është androgjene dhe mua më pëlqen jawline-i im. Por në momentin kur pashë pamjet në TikTok, thashë pse duhet ta bëjë aplikacioni këtë veprim?” u shpreh Dawn në një intervistë.

@toridawn817

congrats tiktok I am super uncomfortable and disphoric now cuz of whatever the fuck this shit is

♬ original sound – ✨️Tori Dawn✨️

Beauty Filters janë tashmë pjesë e jetës online, duke lejujar përdouresit të “perfeksionojnë” pamjen e tyre në rrjetet sociale. Filtrat mund të zgjerojnë sytë, të fryjnë buzët, të shtojnë makeup dhe të ndryshojnë strukturën e fytyrës. Mirëpo këto janë zakonisht zgjedhje të përdoruesve, dhe jo të detyrueshme si në rastin e TikTok.

Më vonë Dawn publikoi një video në rrjetet sociale ku shkruan “Unë nuk ndihem rehat kur regjistroj video sepse kjo nuk është pamja ime e vërtetë, dhe nuk e di se si ta rregulloj këtë problem”. Video u shikua mbi 300 mijë herë dhe u shpërnda nga shumë persona që ndiheshin njësoj si Dawn.

Të ngjashme