Auto&Tech
TikTok paditet për përdorimin e të dhënave të fëmijëve
Demokracia
13:12 | 21 Prill 2021

Share:

TikTok po përballet me një sfidë ligjore nga ish-komisionerja e fëmijëve në Angli, Anne Longfield mbi mënyrën se si mbledh dhe përdorë të dhënat e fëmijëve.

Pretendimi po depozitohet në emër të miliona fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE të cilët kanë përdorur aplikacionin e famshëm për ndarjen e videove.

Zonja Longfield i tha BBC se ajo ishte përqendruar në TikTok sepse, ndërsa të gjitha platformat e mediave sociale mblidhnin informacion, TikTok kishte politika të tepërta të mbledhjes së të dhënave.

TikTok tha se akuzat nuk janë të vërteta dhe do luftojë për këtë çështje.

Avokatët pretendojnë që TikTok merr informacione personale të fëmijëve, duke përfshirë numrat e telefonit, videot, vendndodhjen e saktë dhe të dhënat biometrike, pa paralajmërim të mjaftueshëm, transparencë ose pëlqimin e nevojshëm të kërkuar nga ligji, dhe pa e ditur fëmijët ose prindërit se çfarë po bëhet me ato informacione.

Si përgjigje, TikTok tha: Privatësia dhe siguria janë përparësitë kryesore për TikTok dhe ne kemi politika të fuqishme, procese dhe teknologji të vendosura për të ndihmuar në mbrojtjen e të gjithë përdoruesve, dhe veçanërisht të përdoruesve tanë adoleshentë. Këto pretendimet nuk janë të vërteta.

TikTok ka më shumë se 800 milion përdorues në të gjithë botën dhe firma mëmë ByteDance bëri miliarda fitime vitin e kaluar, me pjesën dërrmuese të tyre që vijnë përmes të ardhurave nga reklamat. /Demokracia.com/

Të ngjashme