Lajme
“Tigri prej letre” | Edhe analistët e pushtetit kritikojnë deklaratat skandaloze të Donika Gërvallës
Demokracia
10:10 | 10 Korrik 2023

Share:

Deklaratat skandaloze të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika  Gërvalla se Bashkimi Evropian është një “Tigër prej letre”, kanë ngjallur edhe reagime tek mbështetësit e Qeverisë Kurti. Dy analistët Bleron Baraliu dhe Nexhmedin Spahiu e kanë kritikuar ashpër qasjen e saj, shkruan Demokracia.com.

Analisti Bleron Baraliu, i cili njihet për pasionin e tij në mbështetje të Qeverisë së Albin Kurtit, i ka reaguar Gërvallës duke i treguar se ekziston një etikë dhe dekor rreth asaj që kuptohet dhe çfarë mund të thuhet nga diplomatë të një shteti.

“Ta kritikojmë BE për njëanshmërinë dhe racizmin e tyre na mbetet ne njerëzve pa petkun e zyrës së shtetit, jo juve përfaqësues të shtetit. Për fat të keq duket se ju nuk e kuptoni këtë sa duhet sepse nuk keni kurrfarë trajnimi në diplomaci dhe, siç duket sheshit, nuk ja keni haber fare politikës e lëre më politikës ndërkombëtare.”, ka shkruar ai.

Edhe analisti tjetër, Nexhmedin Spahiu ka thënë se nuk i takon kryediplomates të flasë me atë fjalor.

“Pikërisht pse je zv/kryeministre e Kosovës nuk të takon të flasësh me këtë fjalor. Po të fliteshe në cilësinë e ndonjë akademikje do të kishe plotësisht të drejtë sepse e vërteta është ashtu si e ke thënë por si kryediplomate duhesh t’i heshtësh të vërtetat që nuk janë në interes të vendit tënd e të aleatëve të vendit tënd për t’u lënë vend të vërtetave që janë në interes të vendit tënd.”, ka shkruar ai në një postim të Gërvallës në Facebook.

Spahiu, duke e kritikuar gjuhën e Gërvallës ka rrëshqitur edhe vet në cilësime skandaloze, duke e quajtur presidentin amerikan Joe Bide, “pordhac”.

“E vërtetë është që Presidenti Biden është një pordhac por këtë të vërtetë nuk duhet ta thotë krye diplomatja e Kosovës. Këtë mund t’ia thotë Putini apo Presidenti kinez, por jo krye diplomatja e një vendi që nuk peshon as sa një pordhë e Presidentit Biden.”, ka shkruar ai.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024