Spanja dhe Kosova do të përballen nesër për herë të parë në një kompeticion futbolli.
“Furia e Kuqe” është nikoqire e “Dardanëve” nesër në mbrëmje me fillim nga ora 20:45 në “La Cartuja” të Sevillës, raporton Demokracia.com.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/posts/4403908686320958?__cft__[0]=AZVBrW_1TLCBcnwKYUiAjmj0pVqxNbvH3l887zCriFW6-E_Ivn2rgB3nz8XlxJoSP2WJL2NYBzYjbV4I891TS3TXXnSbk8gMd3oUzevW5dmRI42pnXDKlIq9vmv2ICS15rOESWA6b7XeLpuslW2BqVrIhRnHN5rDI5ergPeozd0PyQ&__tn__=%2CO%2CP-R
Para kësaj ndeshje, disa tifozë spanjollë janë deklaruar për këtë ndeshje, duke thënë se e njohin Kosovën, derisa njëra tha edhe: “Visca el Kosovo”.
“Nuk e njoh shumë Kosovën, nuk shikoj shumë futboll, nuk njoh ndonjë futbollistë, por këngëtaret si Dua Lipa dhe Rita Ora i njoh dhe i dëgjoj këngët e tyre”, ka deklaruar një tifoze për “Klan Kosova”, përcjell Demokracia.com.
“Visa el Kosova. E di se Spanja nuk e njeh Kosovën, por nuk e di arsyen”, shtoi ajo.
Ndërkaq, një tifoz tjetër spanjoll e ka parashikuar edhe rezultatin e kësaj ndeshje.
“Nuk njoh ndonjë futbollistë të Kosovës, por ne do të fitojmë me rezultat 2:0 ndaj tyre nesër”, tregoi ai.
“Ndeshjen do ta shikoj në shtëpinë time”, tha mes tjerash tifozi nga Spanja. /Demokracia.com