Sport
Tifozi zikaltër e provokon me “Forca Inter”, shihni reagimin epik të Olivier Giroud
Demokracia
14:28 | 01 Prill 2022

Share:

Olivier Giroud po kalon një periudhë të mirë te Milani këtë sezon teksa me golat e tij i ka dhënë disa fitore të rëndësishme kuqezinjve.

Gjatë një fluturimi me avion, së fundmi sulmuesi francez është vendosur në vështirësi nga një tifoz i Interit duke e provokuar me shprehjen “Forca Inter”.

35-vjeçari ka reaguar në mënyrë epike duke e shikuar dhe duke i shkelur syrin tifozit të Interit.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Milanit në Serinë A, Giroud është aktivizuar në total në 21 ndeshje nga ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar dhe 3 asiste për shokët e skuadrës.

 

Të ngjashme