Kuriozitete
Tifozi shkon me një aligator në stadium: E kam kafshë për mbështetje emocionale…dhe s’është gënjeshtër
Demokracia
12:21 | 29 Shtator 2023

Share:

Joie Henney, një tifoz i Philadelphia Phillies, u përpoq të hynte në stadiumin e bejsbollit “Citizens Bank Park” me një aligator për të parë ndeshjen kundër Pirates Pittsburgh.

Tifozit, të cilit nuk sigurisht iu lejua hyrja, tha se aligatori, të cilin e kishte lidhur me zinxhir sikur të ishte qen, është një kafshë për mbështetje emocionale.

Dhe sado e çuditshme t’ju duket, Henney nuk ka gënjyer. Emri i aligatorit është Wally dhe sipas biografisë së tij në TikTok, ai është një kafshë për mbështetje emocionale, e licencuar që e ndihmon atë të kapërcejë depresionin e saj.

“Wally i pëlqen të përqafojë”, tha Joie Henney për aligatorin e tij.

Henney e mban aligatorin në shtëpi dhe e ushqen si të ishte një pjesëtar i familjes.

Të ngjashme