Intervista
Tifozi që “pushtoi” Bernabeun me flamurin kombëtar flet për Demokracia: Ëndrrën e realizova kur përqafova Benzeman
Demokracia
14:17 | 05 Maj 2022

Share:

Miliona personave që ishin duke përcjellur sfidën e kthimit gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt përnjëherë iu shfaq flamuri kombëtar shqiptar.

Autor: Amir RAMA

Tifozi turko-shqiptar, Gokhan, në start të pjesës së parë të vazhdimeve iu shmang pjesëtarëve të sigurimit dhe ndërpreu duelin për disa çaste për të realizuar një ëndërr të tij, përqafimin e Karim Benzemas.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte se Gokhan shpalosi edhe flamurin kombëtar shqiptar në sytë e gjithë botës.

Gokhan në një prononcim për Demokracia.com rrëfeu situatën, ndërsa tha se e gjithë ajo ishte e planifikuar më parë.

Çdo gjë ka qenë e planifikuar. Ëndrra ime u plotësua kur e përqafova yllin e Real Madridit, Karim Benzeman”, tha Gokhan në një përgjigjje për Demokracia.com.

29-vjeçari ishte ndihmuar edhe nga dy shokë të tij, shqiptar nga Tirana dhe Vushtrria për t’a arritur synimin e tij të kahmotshëm.

Shokët e mi që organizuan çdo gjë janë shqiptar nga Tirana dhe Vushtrria. Thjesht ne donim t’i tregonim botës së kush është flamuri më i bukur në botë”, përfundoi fjalët e tij Gokhan për portalin.

Duket se flamuri shqiptar dhe përqafimi i Gokhan i ndihmuan Karim Benzemas i cili vetëm pak çaste pasi ai u largua nga pjesëtarët e sigurimit shënoi golin e tretë që “vulosi” kualifikimin e Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve./Demokracia.com/

Të ngjashme