Sport
Tifozi i ri që i ra të fikët në ndeshjen Trepça – Peja, është mirë me shëndet
Demokracia
22:09 | 08 Maj 2022

Share:

Sot në mbrëmje gjatë ndeshjes KB Trepça – KB Peja, një tifoz i klubit mitrovicas humbi ndenjat, por fatmirësisht ai është mirë.

Kryesia e klubit pas ndeshjes ka vizituar djaloshin, ndërsa klubi ka njoftuar se ky së bashku me vëllezërit e tij do të jenë mysafirë të veçantë në ndeshjes e radhës.

Postimi plotë:

Tifozi ynë është mirë, në ndeshjen e ardhshme mysafir i veçantë i klubit

Të gjithë në palestër, e më së shumti ne në klubin Trepça, jemi shqetësuar kur një tifoz i yni humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me Pejën. Por për fat tifozi ynë 16-vjeçar është tani shumë mirë dhe në shtëpinë e tij.

Kryesia e klubit ka vizituar tifozin tonë të zjarrtë dhe është bindur që gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Ai pasi humbi ndjenjat është asistuar nga mjekët e dy klubeve, ndërsa është shoqëruar edhe gjatë qëndrimit në spital.

Më shumë se për fitoren jemi të gëzuar që tifozi ynë nuk ka telashe me shëndetin. Dhe tifozi në fjalë së bashku me vëllezërit e tij në ndeshjen e ardhshme do të jenë mysafir të veçantë të klubit.

Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe përkrahjen.

Familja e madhe gjelbër e zi është gjithnjë e bashkuar./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024