Largimin e Romelu Lukakut nga Interi në drejtim të Chelsea e kishin përjetuar rëndë tifozët e kampionëve të Italisë.
Ishte sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko ai që erdhi si zëvendësues i sulmuesit belg që u transferua në Londër, shkruan Demokracia.com.
Me ardhjen e Dzekos, duket se tifozët “zikaltër” harruan shpejt Lukakun.
Një prej tyre në ndeshjen e parë të Interit në Serie A nuk kishte shpenzuar para për fanellën e re të Dzekos, por e kishte zëvendësuar atë në mënyrë kreative.
Mbi emrin e Lukakut, tifozi “Neurazzur” kishte shkruar në një letër ngjitëse emrin e Dzekos, ndonëse iu deshën edhe disa intervenime. /Demokracia.com