Sport
Tifozi i ekzaltuar hidhet për ta takuar, Ronaldo shpëton për mrekulli
Demokracia
13:05 | 27 Qershor 2024

Share:

Cristiano Ronaldo shpëtoi për mrekulli pa u goditur në fytyrë në përfundim të ndeshjes së fundit në grupe të Portugalisë në Euro 2024, ku skuadra e tij u mund 2-0 nga Gjeorgjia.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga një tifoz shihet Ronaldo teksa po futet në dhomat e zhveshjes, kur një tifoz hidhet nga tribuna dhe për pak nuk e godet në fytyrë. Tifozi donte me ngulm të takonte idhullin e tij, por për pak sa nuk i shkaktoi një dëmtim të rëndë. Siç shihet në video, ylli portugez mbeti i shtangur nga ajo që pa.

Ronaldo ka qenë një prej objektivave kryesorë të tifozëve gjatë këtij Europiani, pasi në çdo ndeshje ka pasur persona të cilët janë futur në fushë për ta takuar nga afër.

Por ndërsa popullariteti i tij nuk ka pësuar rënie, në fushë, paraqitjet e portugezit kanë qenë zhgënjyese. Skuadra e tij është kualifikuar, por ai nuk ka mundur të realizojë asnjë gol. Të hënën, Portugalia përballet me Slloveninë për një biletë në çerekfinalet e Europianit.

Të ngjashme