Sport
“Tifozët të veshin rroba me ngjyrat e Ukrainës” – Klubin rus e pret “ferri” sonte në Ligën e Evropës, tifozët duan t’i ndëshkojnë pas sulmeve në Ukrainë
Demokracia
13:23 | 24 Shkurt 2022

Share:

Zenit St.Petersburg mund të ketë një pritje aspak të këndshme sonte në duelin e Ligës së Evropës, kjo për shkak të sulmeve të shtetit prej nga ata vijnë ndaj shtetit fqinj, Ukrainës.

Klubi rus do të luajë në udhëtim te Real Betisi në Spanjë, në kuadër të 1/16 së finales në Ligën e Evropës, shkruan Demokracia.com.

Disa tifozë të klubit andaluzian kanë shfrytëzuar hapësirën për komente në një postim të klubit spanjoll për ndeshjen me rusët.

Njëri nga ta ka kërkuar që kjo ndeshje të mos luhet për shkak të sulmeve që po kryen Rusia në Ukrainë.

“Mos luani sot me Zenitin. Lërini të qëndrojnë vetëm në fushë dhe rusët le ta shikojnë në TV, le ta dinë se nuk jeni dakord për atë që po ndodh në Ukrainë. Nuk mund të luash vetëm futboll ndërkohë që vdesin njerëz të pafajshëm”, replikoi një tifoz i klubit spanjoll.


E një tjetër ka kërkuar nga tifozët që do të jenë të pranishëm të veshen me ngjyrat e shtetit ukrainas.

“Do të ishte mirë nëse të gjithë shikuesit që do t’i bashkohen ndeshjes sonte do të ishin të veshur me të verdhë dhe ose blu për të mbështetur Ukrainën”, shkroi një tjetër.

Kujtojmë se në mëngjesin e sotëm kanë nisur bombardimet e para të Rusisë në qendrat kryesore të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev./Demokracia.com/

Të ngjashme